Futbollisti i Veronas mposht koronavirusin, testi del negativ

Hellas Verona ka njoftuar se mesfushori i tyre Mattia Zaccagni është shëruar nga koronavirusi.

“Hellas Verona njofton se, sipas protokollit, Mattia Zaccagni ka kryer një test diagnostik për coronavirus-Covid 19. Rezultati i testit ishte negativ”.

“Futbollisti është rikuperuar dhe nuk do t’i nënshtrohet më izolimit në shtëpi”, thuhet në deklaratën e klubit.

Zaccagni shënoi një gol dhe dhuroi 7 asistime në 23 paraqitjet e tij këtë sezon në Serie A.


Shtuar 23.04.2020 13:36