Shkak i divorcit ishte tradhtia? “Doktori i Fiksit” bën rrëfimin e rrallë për ish-gruan: Më mori shtëpinë (FOTO LAJM)

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhdukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun.

Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit. Ndër të tjera Doktori tregoi edhe se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.

I ftuar së fundmi në Rtv Ora, Gentjan Pjetra ka folur edhe për divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

“Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë”, u shpreh Genti.

I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhtia, ai u përgjigj:

“Tradhti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë”.

Rikujtojmë se Gent Pjetri ka qenë i martuar me Gerta Pjetrin vite më parë, por martesa e tyre nuk funksionoi dhe vendosën ta shkëpusnin kurorën.


Shtuar 26.11.2022 09:34