Sistemi VAR për turp, arbitrat e bëjnë “baltë” në Copa Libertadores (VIDEO)

Në mesnatë janë luajtur ndeshjet e para të fazes me eliminim direkt në Copa Libertadores por ajo që ka ndodhur në sfidën Cerro Porteno-Fluminense mund të quhet e turpshme dhe ndoshta me qëllim pasi gabimi i bërë nga VAR dhe arbitrat ishte i pabesueshëm.

Në minutën e 42’, sulmuesi i ekipit paraguaian, Mauro Boselli shënoi golin e avantazhit për skuadrën vendase që u anulua nga VAR për pozicion të parregullt por pamjet tregojnë se ishte një gol i pastër pasi mbrojtësi i Fluminenses mbante në lojë Bosellin kur ai u shërbye me kokë nga lojtari i skuadrës.

Polemikat kanë nisur për dhomën ku qëndronin dy arbitrat e VAR, kilianët, Eduardo Gamboa e Cesar Deischler të cilëve nuk mund t’u shpëtonte një pamje e tillë. CONMBOL nuk mund të mos reagonte dhe ka njoftuar se dy arbitrat e mësipërm bashkë me anësorin, Julio Fernandez janë pezulluar për një kohë të pacaktuar për gabimet e rënda të bëra në këtë ndeshje të cilët paraguaianët e Cerro Porteno kanë kërkuar ta përsërisin pasi ndeshja përfundoi 2-0 për Fluminensen.


Shtuar 15.07.2021 16:23