Pse ariu “Angela” është bërë viral? Kina mohon se është njeri i veshur me kostum (VIDEO)

Një ari është bërë viral ditët e fundit në të gjitha rrjetet sociale pasi pamja e tij ndryshon shumë nga ajo që kemi në mendje kur dëgjojmë të flitet për këtë kafshë.

Ky është një ari i veçantë që ndodhet në një kopsht zoologjik në Kinë dhe ka emrin “Angela”.   Shumë thonë se duket si një qen i madh dhe të tjerë thonë se duket si një burrë i veshur me një kostum ariu. Pretendimi i fundit filloi pasi u publikua një video që tregonte ariun duke përshëndetur shikuesit.

Në një klip 15 sekonda nga kopshti zoologjik Huangzhou, i postuar më 27 korrik, ariu mund të shihet duke qëndruar në këmbët e pasme duke parë një turmë të vogël, ndonjëherë duke ngritur putrat e tij sikur të përshëndeste vizitorët.

“A është ajo një praktikante verore?” ka shkruar dikush në komentet e videos.

Një tjetër vuri në dukje lëkurën e varur rreth ijëve të ariut e cila dukej si një kostum i punuar keq dhe një tjetër tha se “zëvendësuesi” duhet të vuante brenda kostumit të rëndë.

Videoja pati më shumë se 30 milionë shikime në pak ditë.

Kopshti zoologjik në një deklaratë ka mohuar se është njeri.

“Disa menduan se ai dukej si një burrë kur u ngrit. Natyrisht, ju nuk dini asgjë”, shkroi kopshti zoologjik në llogaritë e tij në mediat sociale të dielën, duke përdorur perspektivën në vetën e parë të ariut 4-vjeçar.

Në postim thuhej gjithashtu se Angela po “takon” një arush mashkull të quajtur Daloo, por “do ta marrë ngadalë”./Albeu.com/ 


Shtuar 3.08.2023 10:24