SONDAZHI/ Kë preferojnë tiranasit mes Ramës, Bashës, Berishës dhe Veliajt (FOTO LAJM)

Pjesa më e madhe e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama (43%). Lideri i dytë për të cilin tiranasit kanë mendim më pozitiv është kryebashkiaku Erion Veliaj (40%).

Mes liderëve të opozitës, ai që gëzon mendim më pozitiv tek qytetarët e Tiranës është ish kryeministri Sali Berisha (25,3%), më pas ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha (8,6%) dhe në fund Monika Kryemadhi (7,6%).

Sondazhi/ Kë preferojnë tiranasit mes Ramës, Bashës,

Për qytetarët e Tiranës, liderët politik që perceptohen më negativisht janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi (89,5%) dhe Lulzim Basha (86,7%). 71% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ për ish kryeministrin Sali Berisha.

Mes socialistëve, Erion Veliaj perceptohet negativisht më shumë (57,3%) sesa kryeministri Edi Rama (53,9%).

Nëse shohim vetëm ata qytetarë të Tiranës që në vitin 2021 votuan Partinë Demokratike, pjesa dërrmuese (66%) kanë mendim pozitiv për ish-kryeministrin Berisha. Vetëm një në pesë (20%) tiranas që votuan PD-në në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë mendim pozitiv për ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Sondazhi/ Kë preferojnë tiranasit mes Ramës, Bashës,

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 15-25 Mars në nivel lokal të bashkisë Tiranë, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.