13 raste aktive brenda 24 orësh, si u skuq sot Durrësi

Dita e sotme nuk ishte aspak pozitive për luftën ndaj COVID-19.

Durrësi është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar pozitivë 15 persona. 13 prej këtyre rasteve të reja kanë rezultuar në Durrës, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe Shkodër.

Me këto raste, qyteti bregdetar është kthyer në “vatrën” e dytë më të rrezikshme të koronavirusit, pas Tiranës, me më shumë raste aktive.


Shtuar 20.05.2020 09:30