“Nder të ndaj të njëjtën skenë me Elsa Lilën”, vajza e Ema Andreas për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës: Mami qau kur e dëgjoi këngën

Sara Kapo po provon veten në fushën e muzikës. Sara, e cila është vajza e artistes së njohur Ema Andrea do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës me synim Eurovisionin. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ajo zbuloi më shumë detaje rreth kësaj eksperience.

“Unë që kur ka dalë lista e emrave kam ‘vdekur’ nga emocionet. Doja ta mbaja sekret, doja të ishte surprizë. Kur del lista thashë uhh. Për një amatore si unë, është nder të ndaj të njëjtën skenë me Elsa Lilën. Janë emra të mëdhenj dhe njerëz më underground, kjo më bëri të ndihem më e pranuar.”

Më tej, ajo zbuloi se këngën e ka shkruar dhe kompozuar vetë.

“Do të doja të ishte një dalje dinjitoze. E di që bëhet një përzgjedhje përpara se kënga të dalë aty. M’u bë shumë qejfi që është zgjedhur një këngë e shkruar dhe kompozuar nga unë. E kam kompozuar dhe shkruar nga divani i shtëpisë.

E çova demon kot dhe kur më erdhi emaili se është pranuar thashë ‘qyqa’, tha Sara duke shtuar se e ëma kishte qarë kur e dëgjoi për herë të parë këngën. Mezi pres të më shohin të afërmit e mi, mami babai, miqtë. Babit s’i kam thënë për këtë gjë, dhe dua t’i bëj krenar.”, përfundoi Sara.