Përjashtoi Berishën nga grupi i PD, Basha: Berisha ka thënë vetë që kjo është betejë e tij personale dhe jo e PD-së (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë deklaratës së tij ku bëri me dije se ish-kryeministri Berisha nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PD-së, theksoi se vetë Berisha kishte deklaruar se shpallja e tij “Non Grata” ishte problemi i tij dhe jo i PD-së.

Basha theksoi se e mori këtë vendim për të shmangur të gjitha keqkuptimet e mundshme, që mund të lindin, pavarësisht se sipas tij PD ka kërkuar prova.

Sipas Bashës, vendimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e plotë të hetimit mbi çështjen “Berisha”./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 20:43