Rusia nis sulme masive me dronë kamikazë në Ukrainë

Rusia ka nisur një valë të re sulmesh masive me dronë kamikazë dhe raketa në Ukrainë.

BBC raporton se e gjitha Ukraina është nën kërcënimin e sulmeve ajrore ruse.

Shpërthimet nisën që prej mbrëmjes së kaluar në Kiev.

Kryebashkiaku tha se pesë persona janë plagosur si pasojë e sulmit “më të madh” me dronë kamikazë që është bërë deri më tani. Ndërkaq një person u vra si pasojë e sulmit në rajonin jugor të Odesës.

Ky është sulmi i katërt rus që ndodh në tetë ditë në Kiev dhe vjen vetëm 24 orë përpara se Rusia të festojë Ditën e Fitores.

9 maji është dita kur Rusia feston Ditën e Fitores mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore.

Tradicionalisht Rusia e shënon festën me një paradë fitoreje ushtarake nëpër Sheshin e Kuq dhe një fjalim nga presidenti Vladimir Putin./albeu.com/  


Shtuar 8.05.2023 19:51