“Mocion absurd”, Rama: Procesi gjyqësor ndaj McGonigal nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe mua

Kryeministri Edi Rama po flet në Kuvend në lidhje me çështjen McGonigal.

Ai tha se procesi gjyqësor ndaj McGonigal nuk ka lidhje as me Shqipërinë as me atë.

“Kanal i ujërave të zeza, përpjeke për të shfrytëzuar një proces gjyqësor në SHBA që ska lidhje me Shqipërinë dhe mua. Një ish-agjent i FBI akuzohet për bashkëpunim me një oligark rus, ku hetimet kanë zbuluar dhe një sërë shkeljes së udhëtimeve ët tij në rajonin tonë, ku aktakuza shënon se ka vizituar Shqipërinë dhe më ka takuar dhe mua, pa treguar. Gjithashtu tregon se ka marrë dhe para nga një person A. Gjithashtu thuhet se ky person A ka marrë dokumente nga zyra ime. Porcesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër, përvec McGonigal. Kanë qenë faktet në aktaktuzën që i kanë kaluar SHBA. Pavarësisht nga hetimi i gjatë, në të tërë rreshtat e aktakuzës, nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër, përvec raportimit korrekt, që ai është takuar me mua dhe ka folur me mua për rrezikun rus”, tha Rama ndërsa e cilësoi mocionin absurd./albeu.com


Shtuar 2.03.2023 11:03