Bllokohen 2 Jet Ski dhe 5 varka në Shkodër, nuk plotësonin kushtet e sigurisë

Policia kufitare e Shkodrës ka realizuar kontrolle në liqenin e Shkodrës ku ka bllokuar 5 varka artizanale të cilat nuk plotësoni kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.

Gjithashtu në kontrollet e bëra në plazhin e Velipojës janë bllokuar 2 mjete lundrimi Jet Ski të cilat rezultuan të pa pajisura me dokumentacionin përkatës. Drejtuesit e tyre u gjobitën me 10 000 lekë të rinj. “Në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e vijës bregetare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët”,-thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 21.07.2023 14:22