Në garë me Fenerbahçe-n, “KF Kumanova” e te rinjve të Ismet Zeqirit e treta në Sandanski të Bullgarisë

KF Kumanova, gjenerata e të lindurve në vitin 2012, e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur kumanovar Ismet Zeqiri është renditur e treta në “Pirin Cup” – turneun ndërkombëtar në Sandanski të Bullgarisë.

“Pirin Cup” është turne me peshë të madhe për grupmoshat e reja, me pjesëmarrje te4 ekipeve të njohura nga Turqia, Rumunia, Polonia dhe Bullgaria Maqedonija Kosova.

Në mesin e ekipeve më të njohura pjesëmarrëse ishte ekipi i famshëm turk Fenerbahçe. Ekipi i Ismet Zeqirit ishte i pafat në gjysmëfinale me gjigantin turk, ndërkaq, për vendin e tretë, ekipi kumanovar ishte më e mirë se “KF Drita” nga Gjilani, dhe pas një loje dinamike dhe të barabartë, 2 me 2 me gola, arriti përmes gjuajtjeve të penaltive të korrë fitore dhe në vend të sjellë medaljen e bronztë.

Por pavarësisht sukseseve, biznesi kumanovar akoma nuk ka treguar se e mbështet futbollin aq sa duhet. Biznesi duhet ta kethej koken nga sporti, duke ndihmuar talentet e reja te kene kushte me te mira per tu trajnuar pasi krahasuar me qyetete me te vogla si Struga dhe Kratova, Kumanova aktualisht nuk ka nje klub ne Ligen e Pare. Dhe kjo nuk eshte per shkak te mungeses se talenteve por per shkak te mungeses se iniciative dhe financimeve. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2023 19:22