Inzaghi shpreson për maksimumin, ndaj Liverpoolit do të ketë Correan dhe Gosens

Inter do të ndeshet ditën e nesërme ndaj Liverpoolit në ndeshjen e kthimit të Champions League, në Anfield.

Simone Inzaghi është duke studiuar me kujdes situataën në kampin zikaltër pasi Barella nuk do të jetë pjesë e ekipit pasi ka marrë dënimin nga gjykata arbitrare.

Për të zëvendësuar mesfushorin më të mirë të Italisë, Inzaghi po mendon të aktivizojë nga minuta e parë Arturo Vidal. Në linjën e 5 lojtërëve përpara mbrojtjes, krahë Vidalit do të jenë të zakoinshmit Marcelo Brozovic dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa nga krahët Denzel Dumfries dhe me shumë ngjasa Ivan Perisic, i cili tashmë është stërvitur 100% ditën e djeshme pa patur shqetësime.

Në këtë sfidë kthimi Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion dy kartat të cilat mund t’i bëjnë diferencën në fushën e lojës, Robin Gosens dhe Joaquin Correa. Të dy u aktivizuan në pjesën e dytë të lojës ndaj Salernitanës ku gjermani u prezantua edhe me një asistim, ndërsa Correa ishte protagonist në disa aksione të rrezikshme.

Lautaro dhe Dzeko priten të jenë në frontin e luftës dhe Inzaghi ka besim të plotë se argjentinasi dhe boshnjaku do të jenë në formën e tyre më të mirë ndaj anglezëve.

Inter u mposht 2-0 ndeshjen e parë nga Liverpool me dy gola të shpejtë pranë fundit të lojës, ku më parë zikaltërit menaxhuan në mënyrë perfekte lojën duke e vendosur disa herë në vështirësi ekipin e Klopp./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.03.2022 09:32