Rita Ora e trishtuar: Isha në tualet në momentin kur Smithi goditi Rockun (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për momentin epik kur Will Smith goditi me shpullë, Chris Rock, në ceremoninë e çmimeve “Oscars”.

Ora ka thënë se nuk ishte prezente në sallë, në momentin ku ndodhi incidenti.

Ajo u shpreh se i vjen keq që nuk ishte në atë moment aty për të parë atë që ka ndodhur.

“Në atë moment më është dashur të shkoj në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë, unë thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, deklaroi Rita.

Këngëtarja ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika ëaititi. Dyshja kanë tërhequr vëmendje, pasi në tapetin e kuq, gjatë kohës që Ora po pozonte, partneri u kujdes për fustanin e saj para fotografëve./albeu.com/