“Babai e vëllai duan të më vrasin”, rrëfehet shoqja e Eglantina Bucit

Detaje të reja zbardhen nga krimi i 8 viteve më parë, ku Elantina Buci u vra nga vëllai i saj. Shoqja e Eglantinë, ka treguar për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 si janë njohur.

Ajo thotë se Eglantina kishte frikë nga babai dhe vëllai i saj, pasi kishte vjedhur në shtëpi 12 mln lekë. Ndërsa thotë se në qendrën e Linzës, Eglantina ishte sjellë nga policia.

“Jam njohur në shtator të 2010. Pas një fatkeqësie që më ndodhi, policia më çoi në Linzë. Në shtator Eglantinën e sollën në qendër. Nuk kishim shoqëri me të. Gocat e tjera hynë në shoqëri me të para meje. Aty u lidhëm të gjitha, rrinim. Në tregoi pak nga jeta e saj. Për çfarë arsye kishte ikur nga shtëpia.

Në qendër të Linzës nuk lejohen ushqime. Ata nuk kanë qenë kurrë ta takojnë aty, pasi Eglantina kishte frikë nga babai dhe vëllai. “Më kanë thënë se do të vras”- shprehej Eglantina. Për faktin se ajo kishte vjedhur lekë në shtëpi dhe se kishte ikur me një djalë që donte. Nuk i kam hyrë historisë aq thellë. Disa goca të tjera kishin më shumë muhabet me të.

Ajo thoshte; “Mora lekë nga familja. Shkova me atë, tani jam ndarë. Kam një lidhje tjetër.”. Më duket se i ka vjedhur 12 milionë lekë. Sa i përket nënës dhe xhaxhait s’më kujtohet fare. Një ditë mbaj mend dhe i tha punonjësja sociale se; “Hajde se të kërkon motra në telefon”. E mori Elona. Ne u gëzuam shumë. Kanë pasur kontakt përmes telefonit. Eglantinën e solli policia aty në qendër”, tha shoqja.


Shtuar 14.09.2020 11:15