U infektua me COVID-19, Meta i uron shërim të shpejtë Trumpit

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan Donald Trump i cili është konfirmuar me COVID-19 nëpërmjet një konference për mediat.

Ndërsa i pyetur në lidhje me letrën që Trump i ka dërguar kryeministrit Rama, meta është shprehur se nuk është ekspert në lidhje me ato çështje që ishin theksuar aty.

“I urojmë të shkuara Trumpit dhe bashkëshortes së tij të konfirmuar me koronavirus.

Nuk jam ekspert për tu përfshirë në çështje brenda Amerikës dhe Evropës dhe histori shmangiesh për çështje të tillë por jam kryetar i shtetit dhe jam për të paralajmëruar veprimtaritë kriminale. Janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë dhe një tjetër është për një lojë të dyfishtë të zyrtarëve të dyfishtë të qeverisë”, është shprehur Meta.


Shtuar 2.10.2020 10:47