Nuk i ndahet shpirti nga ajo, Fation Kuqari tregon edhe njëherë të preferuarën nga “Përputhen” (FOTO LAJM)

Fation Kuqari edhe një herë ka cilësuar si “të preferuarën” e tij në “Për’puthen”, Ana Kaurin. Gjatë një interviste për “Natë Vere”, ai u pyet: “Prej cilës gocë kishe marrë diçka që ty të ishte përshtatur?”.

Fationi veçoi Anën, por tha se tani që ka mbaruar “Përputhen” ata janë vetëm miq dhe kështu do të vazhdojnë.

“Unë do veçoj një që e kam veçuar gjithmonë. Ka qenë Ana 2. Unë e kam njohur dhe jashtë. Ana kishte diçka, ishte dhe lozonjare dhe të gjitha. Zgjidhte siç duhej, që është pika ime e fortë se jam selektiv, dua që dhe femra ime të jetë selektive. Kjo më pëlqeu dhe realisht me atë mund të dilja i “Përputhur”. Tani e kam thjesht një mikeshë të mirë, betohem për këtë”, u shpreh Fationi.


Shtuar 18.07.2021 11:34