Arrestohen “skifterët” në Fier, vodhën dy banesa

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi kanë vjedhur dy banesa.

Policia bën me dije se dy autorët kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Vodhën një shumë parash, një motomjet dhe vegla pune, në 2 banesa. Policia identifikon dhe vë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, identifikuan, kapën dhe ndaluan 2 shtetas të cilët dyshohen se kanë vjedhur një shumë parash në një banesë në Petovë, si dhe 1 motomjet dhe vegla pune në një banesë tjetër, në Libofshë.

/albeu.com/