Kishte marrë makinë me qira dhe s’e kishte kthyer më, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga Tirana, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas kishte marrë makinë me qira dhe s’e kishte kthyer më.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2021, shtetasi R. Ç. ka bërë kallëzim se ky shtetas i kishte marrë me qira mjetin tip “Benz” dhe nuk ia kishte kthyer më./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 09:45