“Ukraina do të fitojë” eksperti parashikon se kur përfundon lufta

Mike Martin, ekspert i lartë i studimeve të luftës në King’s College në Londër, thotë se beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të verës 2023.

Ai shtoi se në luftë do të triumfojë Ukraina, raporton SkyNews.

Duke folur për Times Radio, Dr Martin tha: “Me fitore, unë nënkuptoj dëbimin e ushtrisë ruse nga territori sovran ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe duke përfshirë Donbasin.

“Kështu e përcaktojnë fitoren ukrainasit. Logjistika është krejtësisht çelësi i luftës. Amatorët flasin për taktikat dhe profesionistët flasin logjistikën. Kjo është në të vërtetë ajo që ukrainasit kanë vendosur të bëjnë. Në gusht, presidenti Zelensky tha që nga shtatori ne do të fillojmë të rimarrim Khersonin. Ja ku jemi, dy muaj më vonë, dhe rusët po tërhiqen nga Kherson.

Ajo që ukrainasit kanë bërë shumë, shumë sistematikisht gjatë dy ose tre muajve të fundit është se ata rrëzuan urën e Kerchit, e cila ishte një linjë kryesore furnizimi. Ata kanë sulmuar depot hekurudhore, deponitë e karburantit, linjat hekurudhore. Një ushtri që nuk furnizohet nuk mund të mbrohet, dhe kështu rusët janë detyruar të tërhiqen”, tha ai.

Dr Martin arriti në përfundimin se lufta ka të ngjarë të “përfundojë” në fund të verës 2023, pas një shtytjeje nga të dyja palët në mars dhe një “pauze dimërore”./albeu.com


Shtuar 10.11.2022 15:00