Superkompjuteri parashikon rezulatin e saktë të ndeshjes Liverpool-Ajax

Në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, Liverpool do të presë skuadrën holandeze Ajax.

Festimi i futbollit do të errësohet nga zia e shpallur në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II: para bilbilit të fillimit në Anfield, himni i Champions League nuk do të tingëllojë.

Megjithatë, Liverpool do të bëjë gjithçka për të rrëmbyer fitoren: Reds duhet të marrin pikë pas një paraqitje katastrofike në ndeshjen kundër Napolit. Skuadra pati fillimin më të keq në epokën e Klopp: Liverpool po vuan nga lëndimet, por është koha për t’u rikthyer në formën më të mirë, ndeshja kundër Ajax-it është një mundësi e shkëlqyer për të hedhur hapin e parë për t’u ngjitur në majat e futbollit anglez, shkruan albeu.com.

Superkompjuteri i projektit FiveThirtyEight i konsideron Reds si të preferuarit e lojës:

Superkompjuteri SuperJohn është në solidaritet: parashikimi i tij është një fitore 2-0 për Liverpool.

Cili është parashikimi juaj për ndeshjen? /albeu.com/