Basha në SPAK për çështjen “Toyota Yaris”, Berisha: Askush nuk e mori vesh rolin e tij

Ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ndodhej në SPAK për t’u përgjigjur pyetjeve të prokurorëve belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”, ish-kryeministri Sali Berisha nga Vira deklaroi se, askush nuk e mori vesh rolin e tij në këtë organizatë kriminale.

Berisha tha se Basha e bëri votimin për zgjatjen e vettingut në Kuvend para se të nisej për në prokurori pikërisht për këtë arsye.

“Sot Lulzim Brava bashkoi votat me Edi Ramën. Meqenëse ata që po punojnë aq shumë kundër jush, sot e kishin ditë të zezë. Ëngjëll Agaçit i doli dosja me general Lisin. Antimafia italiane është një prokurori e shkëlqyer që ndihmon kombin e vet. Sot në Tiranë kishin zbardhur një skuadër e tërë prokurorësh të Belgjikës. Lulzim Brava nëse ju kujtohet ju në parlament doli e tha do vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota Yaris. Askush nuk e merr vesh cili ishte roli i tij në këtë organizatë kriminale. E bënë votimin para se të nisej në prokurori”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 10.02.2022 18:10