Përfshihet nga flakët pallati në mesnatë, shpëtojnë mrekullisht familjarët (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier mbrëmjen e djeshme pas mesnatë ku një banesë në lagjen Kastriot, në katin e pestë të një pallati ka rënë zjarr.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 02:52 minuta ku shërbimi zjarrëfikës të bashkisë Fier u lajmërua për ngjarjen e rëndë.

Zjarri ka rënë në dhomën e gjumit të banesës në fjalë dhe u operua nga zjarrëfikësit për të shuar flakët.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit z. Osman Osmani, por në këtë banesë jetonte një tjetër familje me qera.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale./albeu.com/

 


Shtuar 16.12.2021 08:23