60 kg “e bardhë” e fshehur në qymyr në Durrës, riarrestohet marinari rus: Çfarë materiali u gjet në telefonin e tij

Një ditë më parë u liruan nga qelitë 13 marinarët e anijes që solli afro 60 kg kokainë në Durrës, të fshehur nën qymyr.

Ndërsa ditën e sotme është riarrestuar sërish njëri prej tyre.

Kjo pasi burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se është arrestuar marinari rus Grigory Gorbunov.

Nga kqyrja e telefonit të shtetasit rus janë konstatuar materiale pornografike me të mitur.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit dhe po hetohet për këtë vepër penale, ndërsa është njoftuar edhe pala ruse.

Ndersa rusi ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të daljes përballë gjykatës. Anija është larguar bashkë me 13 marinaret e tjerë.