“Më falni, nuk jam mësuar”, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare e kapin emocionet, ndërpritet konferenca

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi Mario Mitaj, ka qenë pjesë e konferencës për shtyp së bashku me Taulant Seferin në prag të sfidës me Moldavinë. Por ai nuk ka arritur ta përfundojë fjalën e tij prej emocioneve.

“Është krenari kjo thirrje nga Silvinjo, dhe presionin që kam ndjerë, lojtarët dhe trajneri më kanë ndihmuar që të largohet presioni. Më falni, më falni, sepse nuk flas shumë nëpër intervista.

Më falni pak se nuk jam mësuar. Oh fucking hell”, deklaroi Mitaj teksa konferenca u ndërpre menjëherë. Një situatë që nuk ishte parë ndonjëherë me ekipin kombëtar.

 


Shtuar 12.06.2023 15:28