Ndërpritet takimi i Conference League, ndërhyn policia (VIDEO)

Ndeshja mes Lechia Gdansk dhe Akademija Pandev, e vlefshme për turin e parë të Conference League nuk ka shkuar siç duhet. Arbitri kryesor i takimit vendosi të ndërpresë takimin në minutën e tetë.

Shkak u bë një sherr mes tifozëve të skuadrës polake, të cilët në Polsat Plus Arena duket se nuk kishin shkuar për të parë ndeshjen, por për të krijuar kaos.

Për të qetësuar gjithçka u nevojitën forcat e policisë, me takimin që ka rifilluar tashmë. /albeu.com/