U arrestua pak ditë më parë, Beleri kryeson në Himarë, përplasje mes numëruesve

Himara është një nga bashkitë ku rezultati i zgjedhjeve ka shumë interes, pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, është arrestuar disa ditë më parë nën akuzën për blerje votash.

Por pavarësisht kësaj, Beleri është në avantazh kundrejt kundërshtarit të tij socialist Jorgo Goro. Deri më tani janë numëruar 22 kuti nga 36 në total.

Bashkia Himarë:

Jorgo Goro (PS) – 2392 vota

Fredi Beleri (BF) – 2463 vota

Ndërkohë, raportohet se në një qendër numërimi ka pasur konflikte mes numëruesve.