“Ka rrahur ish-kryetarët  e PD”, Berisha i përgjigjet Bashës me ironi: Heshtte para meje nga frika se i thyeja dhëmbët

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur akuzave të kreut demokrat Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka rrahur ish-kryetarët e PD.

Berisha e ironizoi këtë akuzë të Bashës duke thënë se me këtë “ai kupton se lideri i PD ka qëndruar i heshtur para tij për 8 vite nga frika se mos e grushton”

“Sot ish-kreu Basha dëshmoi shqiptarëve se përse ka ndenjur sus para meje 8 vite, ai duket se ka përfytyruar se pas çdo kundërshtie do të ketë një grusht turinjve për t’i thyer dhëmbët.

Kryetarë që kanë qenë gjatë 31 viteve, kanë qenë Eduard Selami Tritan Shehu dhe Basha. Tani këtë mund ta thotë vetëm një mendje që ka humbur gjithçka çdo vlerë morale. Të mendosh se njerëzit nuk kanë memorie, nxjerr akuza që s’janë nxjerrë kurrë në 31 vite ndaj Berishës. Unë kuptoj se ai ka ndenjur sus para meje nga frika se mund të grushtohej.

Tetë vite unë skam marrë vendim dhe po të dëgjosh avokatin e tij më të bindur thotë se ka qenë me 2 kryetarë PD, i thotë çfarë i thotë ky. Në këtë kontekst këto shkojnë me njëra tjetrën”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 21:24