Rrufeja shkakton zjarr në Kishagji të Pukës, vatër zjarri edhe në Buzhalë

Dy vatra zjarri janë aktive në sipërfaqet pyjore të Pukës. Zjarret janë shfaqur në pyjet pranë fshatit Kishagji dhe në pyjet e Buzhalës.

Mësohet se zjarri në Kishagji u shkaktua nga rrufeja gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa në Buzhalë nuk dihen arsyet ende.

Raportohet se flakët  në Kishagji të Pukës rrezikuan fshatin dhe ish-magazinat e rezervave të shtetit, por aktualisht janë vënë nën kontroll.

Në Buzhalë vijon puna për shuarjen e flakëve në pyje dhe nuk ka rrezik për banesat. Të angazhuar në shuarjeve e flakëve janë shërbimi zjarrfikës, ai pyjor dhe punonjësit e shërbimeve të bashkisë./Albeu.com/ 


Shtuar 22.08.2023 10:54

Tags: , ,