Arrestimi i tre policëve të Kosovës, reagon Beogradi: Këta banditë të armatosur ishin futur në terriorin e Serbisë

Beograzi zyrtar ka reaguar pas arrestimit të tre efektivëve të Policisë së Kosovës. Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç ka deklaruar se njësiti antiterror i xhandarmërisë serbe ka arrestuar tre pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës, pasi ishin futur thellë në territorin e Serbisë qendrore.

“Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës”, tha Petkoviç në një konferencë për media.

Ai tha se janë arrestuar efektivët R.Z., B.S. dhe M. Š. ndërkohë që ka shtuar se nga ana tjetër policia serbe nuk ka shkelur në territorin e Kosovës dhe se nuk ka kaluar asnjë milimetër të vijës administrative.

Petkoviç tha se Serbia është e gatshme për një hetim ndërkombëtar dhe se përfaqësuesit perëndimorë po japin imazhet e tyre satelitore.

Sipas tij, efektivët ishin të armatosur deri në dhëmbë, por ka siguruar se ata as nuk do të torturohen dhe as do të rrihen.


Shtuar 14.06.2023 16:51