Takimi për zgjedhjet, Rama me maskë përballë Metës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Presidencë bashkë me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Rama është ulur përballë kreut të shtetit i pajisur me maskë anti-COVID. Ky i fundit tha se ka kërkuar këto takime për një proces sa më gjithëpërfshirës.

“Unë kërkova të fillojmë konsultimet për datën e zgjedhjeve me qëllim për të ndihmuar sa më shumë këtë proces gjithëpërfshirës.

Kështu që në këtë drejtim do isha shumë i interesuar t’iu dëgjoja ju si përfaqësues të Partisë Socialiste për qëndrimin tuaj”, u shpreh Meta duke i ofruar përfaqësuesve të PS kafe ose çaj.

Pas këtij momenti takimi mes palëve po vazhdon me dyer të mbyllura.


Shtuar 4.09.2020 09:20