Ndërron jetë pushuesja nga Bosnje Hercegovina në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Durrësit.

Një pushuese nga Bosnje Hercegovina ka humbur jetën rreth orës 13:20, në plazhin e madh të Durrësit, i njohur ndryshe si lagjia nr.13.

Policia bën me dije se pushuesja dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com.


Shtuar 11.09.2023 16:04