Tirana “bastis” Vllazninë, pas Kaina e Latifit, rrëmbejnë edhe Jonuzin

Rival historik, por në të njëjtën kohë, dy ekipet, Tirana dhe Vllaznia kanë bërë shpesh “pazar” ndërmjet tyre. Klubi kryeqytetas duket i fiksuar pas futbollistëve që vetëm një vit më parë ishin pjesë e shkodranëve.

Pas Kaina Nunes dhe Liridon Latifit, Tirana siguron edhe shërbimet e Fjoart Jonuzit. Klubi kryeqytetas me anë të një njoftimi për mediat ka bërë zyrtare arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 26-vjeçar.

Jonuzi

Jonuzi vjen në kryeqytet falas, pasi i kishte përfunduar kontrata me Vllaznisë, ashtu si edhe dy lojtarëve të tjerë. Jonuzi mund të konsiderohet pa frikë si një blerje top, një lojtar me shumë eksperiencë, një nga më të spikaturit te kuqeblutë. Jonuzi zëvendëson në këtë post të larguarin Albano Aleksi. Jonuzi, është afrimi i 6-të i Tiranës në këtë merkato vere, pasi më herët me bardheblutë kanë firmosur Nunes, Latifi, Gledi Mici, Albi Doka dhe Gentian Selmani, ndërsa me 1 korrik bëhet zyrtare edhe afrimi i Obanor. Me blerjen e Jonuzit, Tirana konfirmon se objektivi i klubit edhe këtë sezon është titulli kampion.


Shtuar 27.06.2023 11:26