“Mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur”, Alibeaj: Propozimi për presidentin të jetë nga opozita

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka dalë në një prononcim për mediat pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi asnjë nga palët, nuk kishte një emër konkret për kreun e ri të shtetit.

Aliebaj u shpreh dhe njëherë se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin dhe se atë duhet ta zgjedhë opozita.

“Një fatkeqësi që raundi i parë për zgjedhjen e presidentit mbaron për 5 minuta. Kuptohet mire çfarë qëndron pas kësaj. Sa i përket opozitës ne e bëmë detyrimin tonë, te merrnin pjesë në proces. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur presidentin. Që si përket asnjë pale. Qëndrimi ynë është  I qartë. Kemi bërë një deklaratë, ia kemi çuar mazhorancës. Nëse do të duhet të zgjedhim presdentin e të gjithë shqiptarëve, duhet të jetë konsesual, të zgjidhet në 3 raundet e para. Të zgjidhet me një konsensus të gjerë.

Kemi qenë në pritje të qëndrimit të mazhorancës ndaj propozimi tonë, të zgjidhet në 3 raundet, propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje. Nuk do duhet kurrsesi që të zgjidhet në raundin e 4 apo të 5″, tha Alibeaj./albeu.com


Shtuar 16.05.2022 17:30