Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin, sa ishte magnituda

U duk se ishin harruar, por pak minuta më parë një tërmet ka lëkundur Tiranën dhe Durrësin këtë pasdite.

Lëkundja me mangitudë 3.1 e shkallës Rihter e kishte epiqendrën në detin Adriatik me një thellësi 40 km.

Nuk raportohen dëme, por qytetarëve u janë rikthyer ndjesitë e hidhura të pak muajve më parë.


Shtuar 27.02.2020 15:04