Rama: 500 mijë doza të Pfizer vijnë në Shqipëri brenda mesit të tetorit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ardhjen në Shqipëri të 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer brenda mesit të tetorit.

Lajmin Rama e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, gjatë një takimi me shefin e Pfizer Albert Bourla.

Gjithashtu Rama shprehet se ka marrë garanci nga kompania Pfizer për një kontratë të sigurt me Pfizer vitin e ardhshëm.

Postimi i Ramës:

Pika e Vaksinimit në Arenën Kombëtare – Me shefin e Pfizer, Albert Bourla, për të vizituar një pikë qendrore vaksinimi.

500,000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa kemi marrë tashmë garancinë nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurtë me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm./albeu.com/