“Djegia” e raundit të dytë për presidentin, Konferenca e Kryetarëve mblidhet nesër për të caktuar raundin e tretë

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri ka dështuar, pasi nuk është prezantuar ende asnjë kandidat.

Bëhet me dije se ditën e nesërme do të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve, teksa ABC bën të ditur se takimi për të përcaktuar datën e raundit të tretë do të nisë në orën 14:30.

Raundi i dytë do të ezaurohet gjatë seancës së sotme plenare, pasi marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës dështoi javën që lam pas.