UEFA i heq Rusisë “Superkupën e Evropës”, trofeu i më të mirëve zhvendoset në Ballkan

Mbledhja e djeshme mes Federatës Rusë së Futbollit dhe UEFA-s, nuk përfundoi ashtu siç pritej nga pala ruse, me Presidentin Ceferin që u shpreh tepër i vendosur për ruajtjen e saksioneve kundra Rusisë, kjo për arsye dhe të luftës së përgjakshme që prej 1 viti ka nisur në Ukrainë.

Ndër vendimet që u mor ditën e djeshme është dhe heqja e së drejtës së organizimit të Superkupës së Evropës, në staduimin e Kazanit në Rusi dhe vendi i ri ogranizator i caktuar nga UEFA është Greqia.

Ndeshja mes fituesit të Champions League dhe atij të Europa League do të zhvillohet më 16 gusht në stadiumin “Georgios Karaiskakis”, të ekipit më të titulluar në shtetin grek, Olympiacos. /albeu.com