“E kam me fakte” Rama i përgjigjet Dhomës Amerikane të Tregtisë për amnistinë fiskale: Edhe ju keni bërë transaksione të fshehta

Kryeministri Edi Rama është shprehur se edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë transaksione të fshehta.

Komentet Rama i bëri në një takim që po zhvillon me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale.

Rama shtoi se ata nuk mund të kundërshtojnë dhe të cënojnë sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj.

“Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia. Një kryetar dhome tregtie. Përjashtuar kryetarin e kryetarëve që nuk është bërë asnjëherë biznes. Përfshirë edhe Dhomën e Tregtisë me flamuj të partnerëve, me fakte që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë”, tha Rama.