Kërcasin të shtënat me armë në Korçë

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar pak më parë në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.17, e njohur ndryshe edhe si “Varret e Francezëve”.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për një përplasje mes dy grupeve.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.


Shtuar 17.02.2020 12:49