Napoli shfaq interes për Sanchez, kilianit i pëlqen mundësia

Situata e Alexis Sanchez vazhdon të mbetet një barrë te Interi.

Sipas raportimeve nga edicioni i sotëm i “Corriere dello Sport”, Napoli ka shfaqur një interes për sulmuesin kilian të Interit.

Sulmuesi kilian do ta pëlqente këtë mundësi, por fillimisht do të duhet të lirohet nga klubi zikaltër dhe për të cilin kërkon rreth 8 milionë euro.

Për interin është një shumë tepër e madhe, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë vetëm 4 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.07.2022 17:14