Dy unaza në një ditë, videoja e kampionit pëlqehet shumë nga fansat (VIDEO)

Pak çaste pasi fitoi Super Bowl LVI të dielën, lojtari i Los Angeles Rams, Taylor Rapp, i propozoi të dashurës së tij në fushën e SoFi Stadium dhe ajo tha: “Po!”

Llogaria e Rams në Twitter publikoi menjëherë videon dhe propozimi u bë viral në një çast. Rapp do ta kujtojë përgjithmonë këtë si momentin kur fitoi një unazë Super Bowl dhe i dhuroi një unazë martese të dashurës së tij, në prag të festës së Shën Valentinit.

Bashkëlojtarët e Rapp-it e festuan propozimin e tij me brohoritje dhe përqafime./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.02.2022 11:06