Arbitrimi shqiptar në zi, ndërron jetë ish-arbitri i njohur

Sazan Velçani nuk i’a doli dot. Ish-gjyqtari i njohur ka ndërruar jetën gjatë natës së djeshme, duke pikëlluar familjen e tij, bashkëshorten dhe tre fëmijët.

Ish-gjyqtari i Fifa po luftonte me një sëmundje të rëndë dhe me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të familjes dhe miqve, nuk arriti t’a fitonte betejën më të rëndësishme!

Ai po kurohej prej disa muajve ne Leçe të Italisë dhe mjekët kishin shpresa se Velçani mund t’ia dilte mbanë, por zemra e tij ndaloi dje rreth mesnatës!


Shtuar 17.08.2020 12:04