Greqia në luftë me flakët, ekipi shqiptar shpëton 9 emigrantë që rrezikuan të digjeshin

Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ekipi i zjarrfikësve shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në Facebook.

Peleshi: Forcat zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor shqiptar kanë shpëtuar 9 emigrantë nga Iraku që kishin humbur rrugën, e më pas ishin përballur me rrezikun e flakëve në Aleksandrupoli të Greqisë.

Ekipi shqiptar u ka dhënë emigrantëve ndihmën e parë mjekësore si dhe ushqim. Gjendja shëndetësore e personave paraqitej problematike pasi për shkak të mungesës së ushqimeve dhe ujit të pijshëm, kishin konsumuar ujëra të ndotura.

Prej ditësh Greqia ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të zjarreve. Dy ditë më parë, Shqipëria vuri në gatishmëri i 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve. Për ndihmën nga Tirana ka reaguar edhe Kryeministri grek Mitotakis, i cili falënderuar Shqipërinë, duke përmendur në postim edhe Kryeministrin Edi Rama.

Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dërgoi strukturat zjarrfikëse nga disa bashki të juglindjes në afërsi të shtetit fqinj në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.


Shtuar 25.08.2023 14:40