“Na hape barkun me filtra”, Arjola Demiri nuk matet, i kthen një përgjigje të ashpër ndjekëses (FOTO LAJM)

Si për jetën e saj personale, ashu edhe për pamjen e jashtme, aktorja Arjola Demiri është një ndër më të komentuarat në mediat rozë e rrjetet sociale.

Edhe në Instagramin e saj ka shpeshherë ndjekës të pakënaqur dhe së fundmi Arjola nuk ka duruar ndaj një komentuesje.

“Na hapën barkun duke përdorur FaceApp nuk po i njohim më”, i shkruan komentuesja të cilës Arjola i kthehet:

“Shpresoj të bëheni më mirë nga barku zonjë, me FaceApp që është në xhiro do kesh shpërthime “dijarretike” gjithmonë”.

Kjo nuk është hera e parë që Arjola merr të tilla akuza. Madje pak ditë më parë ajo publikoi foto në të 20-tat e saj dhe mori një lum komentesh duke e akuzuar se në fak nuk është aktorja në foto, nisur edhe nga pamje të mëparshme të Arjola Demirit para ndërhyrjeve./albeu.com/