Super gol në playoff-in e La Liga, lojtari e fut veten në kandidaturë për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Ager Aketxe ka shënuar një gol absolutisht të jashtëzakonshëm në playoff të La Ligas, që mund të jetë një pretendent serioz për çmimin “Puskas”.

Eibar udhëtoi dje për në Girona për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së playoff-it, ku rezultoi fituese me rezultat 1:0, dhe hynë në ndeshjen e kthimit me një avantazh të ngushtë.

Pavarësisht përpjekjeve solide të gjithë skuadrës për gol, fitorja e tyre erdhi fal golit të mrekullueshëm të Aketxe.

Goli i Aketxes mund të jetë goli më i mirë që kemi parë gjatë gjithë vitit dhe duhet të jetë në garë për çmimin “Puskas”.

 


Shtuar 3.06.2022 16:35