11-vjeçari mund Albert Einstein, 162 pikë në testin e inteligjencës (FOTO LAJM)

Një vogëlush nga Anglia ka marrë pikët më të larta në testin e inteligjencës, duke mundur kështu edhe Albert Einstein.

11-vjeçari i quajtur Aryan Kheterpal ka arritur të marrë 162 pikë në testin e IQ, ndërsa Ajnshtajni besohet të ketë pasur një IQ prej 160 pikësh.

11-vjeçari ka fituar çertifikata të arta dhe të argjendta në olimpiadën e matematikës kur ishte 5 dhe 6 vjeç shkruan Daily Mail.

Ai ka treguar se ishte mjaft i mirë në zgjidhje problemash dhe në lojën me puzzle, ndërsa kjo ishte hera e parë që ai testonte inteligjencën.

“Kur mora përgjigjien nga testi isha shumë i lumtur dhe prindërit e mi po ashtu. Prindërit më bënë dhuratë një udhëtim në Barcelona, pasi më pëlqejnë shumë plazhi dhe dielli. Ishte gjithashtu një kënaqësi të eksploroja arkitekturën e Gaudi-t. Unë gjithmonë kam qënë shumë i tërhequr nga matematika kështu që u gëzova shumë kur fitova çertifikatën e artë në olimpiadë.”- është shprehur Aryan.

Pikët mesatare të njerëzve në testin e inteligjencës variojnë nga 85 deri në 115 pikë, ndërsa vetëm 2% e popullsisë arrin të marrë më shumë se 130 pikë.


Shtuar 26.02.2020 08:23