Abuzimi i 11-vjeçares/ Mozzik ka një thirrje për të gjitha vajzat shqiptare

Abuzimi i 11-vjeçares në Kosovë ka sjellë reagime të shumta nga personazhet VIP, ku së fundmi ka reaguar edhe reperi Mozzik.

Ai ka publikuar disa Instastory lidhur me ngjarjen e rëndë por jo vetëm kaq. Mozzik ka edhe një thirrje për të gjitha vajzat, të cilat ngacmohen e dhunohen nga djemtë dhe burrat.

Reperi shkruan se edhe për fjalët ngacmuese, duhet të lajmërohen menjëherë institucionet.

“Të gjitha femrat që kanë kërcënime, që kanë presion e që dhunohen nga meshkujt, lajmërohuni, denonconi mos u frikësoni! Lajmëroni mos të ua ndien hiç. Edhe për çdo fjalë ngacmuese që merrni lajmëroni institucionet”, shkroi Mozzik.

“Mbani fakte! Duhet të jeni të pajisur me fakte, argumente për çdo dhunë, presion të mundshëm nga një mashkull idiot. Askush në këtë jetë nuk mundet me ta blerë e kufizuar lirinë tënde! Parandaloni rreziqet. Sot kemi të bëjmë me gjithçka në rrugë dhe ju e dini mirë këtë”, vijoi ai.

Shumë personazhe të tjerë të njohur reaguan lidhur me ngjarjen e rëndë. Ndër ta përmendim: Arbana Osmani, Tayna, Fifi, Tuna, Yll Limani, Gold AG, Dj Geek, Arta Nitaj, Argjira Spanca, Einxhel Shkira, Beatrix Ramosaj, Ron Zaiti.