Qëlloi tetë herë me thikë vajzën derisa i mori jetën, merret vendimi për babain vrasës

Gjykata australiane ka vendosur të dënojnë me burgim të përjetshëm babanë shqiptar që vrau vajzën e tij në Australi. Gjithashtu u vendos që për 20 vite ai nuk ka të drejtë të apelojë vendimin.

Petrit Lekaj, 49 vjeç goditi me thikë 8 herë vajzën e tij 20-vjeçare Sabrina Lekaj në “Mercedes-in” e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shtëpisë së familjes në Kidman Park, Adelaide, korrikun e kaluar.

Gjykatësit theksuan se vrasja e vajzës ishte një shkatërrim i tmerrshëm i marrëdhënies vajzë-baba, duke dhënë një shembull të keq për shoqërinë.


Shtuar 3.03.2020 09:10