Lirohet Ballist Morina

Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është lënë i lirë.

Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa më pas u transferua në Durrës. Ismail Morina u vu në pranga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Dënimi i është konvertuar në shërbim prove. Mësohet se gjykata e Durrësit ka vendosur që Ismail (Ballist) Morina të vazhdojë të kryej 5 muaj shërbim prova./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 13:58